Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, ato kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
Presidentja Osmani tha se pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Osmani po ashtu tha se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit.
“Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.