Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë
26 nëntor 2021
| 22:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona, duke thënë se ky sulm është goditje ndaj rendit dhe sigurisë së Kosovës.
Reagimi i plotë i Osmanit:
Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.
Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.