Osmani: Sulmi në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë, shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb
13 mars 2022
| 17:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar viktimat e sulmit me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë. Osmani shprehet se ky sulm shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb.
“Sulmi me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë, shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb, i cili ia mori jetën gjashtë qytetarëve dhe la të plagosur 128 të tjerë. Në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi. Respekti më i madh ndaj atyre që u vranë dhe atyre që jetojnë më traumat nga ky akt është vendosja e drejtësisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Tregun e Mitrovicës!”, ka thënë Osmani.