Osmani: Synimi i forcave kriminale serbe ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve
14 maj 2024
| 11:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të rënët e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Ajo ka thënë se synimi i Serbisë ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve. Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, është thënë në deklaratën e Osmanit.