Osmani: Ta mbajmë në mend se Kushtetuta fillon me fjalët “Ne, populli i Kosovës…”
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në këtë përvjetor të Kushtetutës, e çdo ditë tjetër, ta mbajmë në mend, se ky akt juridik e politik i vendit tonë fillon me fjalët:
“Ne, populli i Kosovës…”
Osmani ndër të tjera, ka uruar 9 prillin, ditë kjo e cila njihet si Dita e Kushtetutës.
Postimi i plotë i saj në “Facebook”:
Në këtë përvjetor të Kushtetutës, e çdo ditë tjetër, ta mbajmë në mend, se ky akt juridik e politik i vendit tonë fillon me fjalët:
“Ne, populli i Kosovës…”
Vazhdon më tej tek parimet themelore duke konfirmuar që “Sovraniteti buron nga populli dhe i takon popullit…”
Dhe për t’u spjeguar si vijon në Komentarin e Kushtetutës: “Pacenueshmëria e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës, nënkupton se asnjë organ tjetër shtetëror, organizatë politike, grup dhe as individ, nuk mund të përvetësojë, pra, të cenojë apo shkelë sovranitetin e popullsisë (qytetarëve), as të vendosë pushtetin kundër vullnetit të shprehur lirshëm të qytetarëve”
Urime 9 prilli – Dita e Kushtetutës.