Osmani takohet edhe me Ramën: Biseduam për aspiratën e përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë

04 shtator 2023 | 14:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Osmani ka thënë se me Ramën ka pasur një bisedë përmbajtjesore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtjesore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enarte Jashari shpall të pavlefshme Licencën e Punës me numër:…