Osmani takohet me admiralin amerikan, ja për çfarë biseduan

10 tetor 2022 | 11:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Në takim me admiralin Munsch, presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

Osmani e ka njoftuar admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Presidentja Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024” dje në…