Osmani takohet me ambasadoren e Finlandës, diskutojnë për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
Osmani ia ka shprehur mirënjohjen e saj shtetit dhe popullit finlandez për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.
“Qeveria finlandeze e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën. Pres që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në fusha të rëndësishme, siç janë: arsimi, shëndeti publik, politikat rinore, por edhe në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euroatlantike”, ka thënë Osmani.
Ndërkohë, ambasadorja i Finlandës, Stjernvall, ka ritheksuar gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Finlanda, sipas saj, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha.