Osmani takohet me ambasadorët e tri vendeve mike, bisedojnë për situatën paszgjedhore

20 shkurt 2025 | 15:54

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtyre takimeve, Presidenca ka njoftuar se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut në mbledhjen e parë të ciklit…