Osmani takohet me ambasadorët e vendeve të Kuintit, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

30 prill 2020 | 14:04

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, si dhe ambasadorët e pesë vendeve të Kuintit, atë të ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Italisë, Gjermanisë dhe Francës.

Në këtë takim, Osmani i ka informuar përfaqësuesit e Kuintit me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Covid-19.

Ajo ua ka shprehur atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize.

Kryetarja Osmani i ka njoftuar ambasadorët e vendeve mike të Kosovës dhe atë të BE-së për veprimet të cilat institucionet e Kosovës po i ndërmarrin për kapërcimin e kësaj pandemie.

Po ashtu, Osmani i ka informuar ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetutshmërinë e veprimeve të institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain është kurorëzuar me titullin e kampionit në…