Osmani takohet me ambasadorët e vendeve të Quintit, bisedojnë për zhvillimet e fundit politike

25 qershor 2020 | 10:58

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të Quntit dhe shefen e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Osmani ka thënë se me ambasadorët e vendeve të Quintit ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, raporton “Epoka e re”.

“Pata një takim produktiv me ambasadorët e Quinit dhe shefen e BE-së, Natalyia Apostolova për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike. I falënderova që të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka nisur vizitën në Bruksel. Ai është…