Osmani takohet me ambasadorin amerikan, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë
18 shtator 2024
| 16:45
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e ShBA-së në fusha të ndryshme.
“Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.