Osmani takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan

15 dhjetor 2022 | 15:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, më të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani ka theksuar se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

“Në takim u diskutua po ashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramën, në darkën me përfaqësues diplomatik…