Osmani takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan
04 prill 2024
| 15:02
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.