Osmani takohet me ambasadorin francez, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë
13 shtator 2024
| 15:53
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.