Osmani takohet me Ambasadorin Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut: E vërteta e Reçakut është e pamohueshme
14 janar 2025
| 20:01
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin William Walker, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani e ka falenderuar Walker për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun, teksa ka thënë se masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999.
“E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, ka deklaruar Osmani.