Osmani takohet me Avokatin e Popullit, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

10 tetor 2022 | 15:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Presidentja Osmani dhe Avokati i Popullit Qelaj kanë diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Më tutje, Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antoine Griezmann edhe zyrtarisht është lojtar i përhershëm i Atletico…