Osmani takohet me Baerbock: Gjermania, një përkrahëse e palëkundur e së ardhmes euro-atlantike të Kosovës

13 korrik 2024 | 14:30

Presidentja Vjosa Osmani e ka takuar ministren e Jashtme të Gjermanisë, Ana Baerbock, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.

Ajo ka thënë se e ka falënderuar Baerbock për mbështetjen që e ka treguar Gjermania ndaj Kosovës.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e së ardhmes së vendosur dhe të pakthyeshme euro-atlantike të Kosovës”.

“Samiti i NATO-s në Washington DC dha një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje edhe një herë nga…