Osmani takohet me basketbollisten e NBA-s, Edona Thaçi

15 mars 2023 | 16:41

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim basketbollisten kosovare, Edona Thaçi, e cila po zhvillon karrierë të suksesshme në ligën elitare të basketbollit NBA, në ShBA.

Osmani e ka përgëzuar basketbollisten Thaçi për arritjet e saj në basketboll dhe ka theksuar se afirmimi i saj është edhe afirmim i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku vajzat kosovare po dëshmojnë paraqitje kulminante në shumë disiplina sportive.

Ndërsa Thaçi ka bërë me dije se gjatë verës do ta mbajë një kamp trajnimi me vajzat e reja basketbolliste me trajnerë të huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ekranin më të ndritshëm të Samsung, kamerën më të…