Osmani takohet me Bill dhe Hilary Clinton: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën
23 shtator 2024
| 21:07
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që kanë bërë për Kosovën”.
“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!”, tha Osmani.
E para e shtetit po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në New York, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.
Vjosa Osmani, ka takuar disa liderë botërorë gjatë këtyre ditëve, duke tentuar avancimin e raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera.