Osmani takohet me Clintonin: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

23 shtator 2021 | 15:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Osmani ka thënë se është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë e saj. Ndërsa e ka falënderuar Clintonin, Osmani ka publikuar disa fotografi me të.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi pasi në vitin 2019 kishte qëndruar në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhër të Cllintonit, NATO kishte nisur fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përfshinte spastrime dhe vrasje të gjera etnike të civilë shqiptarë të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka demantuar shkrimin tendencioz të publikuar në…