Osmani takohet me Dauphin, flasin për organizimin e LM “Prishtina 2030”
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur në takim drejtorin regjional për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe Melanie Malinvaud, menaxhere e projekteve në AFD për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Sipas njoftimin të MKRS-së, temë kryesore e diskutimit ishte organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Gjithashtu u fol për zhvillimet dhe politikat e sportit në vend. Zëvendësministrja e njoftoi me përgatitjet aktuale që po bëhen për zhvillimin e LM2030, ndërsa folën për mundësinë e bashkëpunimit rreth organizimit të kësaj ngjarje të rëndësishme sportive.
Agjencia Franceze e Zhvillimit shprehën gatishmërinë e tyre për investime në disa projekte në kuadër të LM2030 si dhe shkëmbimin e përvojës së tyre nga Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë vit në Paris.