Osmani takohet me drejtoreshën e korpusit për paqe të ShBA-së
29 maj 2024
| 16:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të ShBA-së, Carol Spahn.
Osmani dhe Spahn kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Pas takimit, presidentja Osmani e drejtoresha Spahn kanë mbajtur një konferencë për medie.