Osmani takohet me emisarin britanik, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

08 maj 2023 | 12:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Londër të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stewart Peach.

Osmani  ka bërë me dije se me Peach kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe “hapat e rëndësishëm në dialog”.

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, ka thënë se…