
Osmani takohet me Hahnin
05 nëntor 2019
| 14:27
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, është takuar në Bruksel me komisionerin evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Jonnahes Hahn.
Osmani dhe Hahn kanë diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të Kosovës.
“Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.