Osmani takohet me homologen sllovene, bisedojnë për zhvillimet e fundit
03 dhjetor 2023
| 19:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologen sllovene, Natasa Pirc Musar.
Osmani në llogarinë e saj në platformën X, vuri në dukje se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës me Slloveninë.
“Një bisedë e mirë për zhvillimet e fundit dhe angazhimet tona të përbashkëta për të forcuar lidhjet Kosovë-Slloveni”, shkroi Osmani.