Osmani takohet me homologun austriak: E rikomfirmuam gatishmërinë për të forcuar partneritetin

16 nëntor 2022 | 18:12

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pati një pritje të ngrohtë nga Van der Bellen, të cilin e falënderoi për mbështetjen që Austria i jep Kosovës.

“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”.

“Presidentin Van der Bellen e urova për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë”, ka shkruar Osmani,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Armenisë, e cila…