Osmani takohet me komandantin e KFOR-it
06 nëntor 2020
| 16:55
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneral Michele Rissi-n, me të cilin ka biseduar për ngjarjet e fundit në vend dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Osmani e ka njoftuar gjeneral Rissin mbi hapat që institucionet e vendit po i ndërmarrin për të ruajtur unitetin nacional dhe funksionimin e mirëfilltë të institucineve.
Më tutje, ajo e ka falënderuar gjeneral Rissin për angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë.