Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, kërkon hapjen e urës, por në koordinim me aleatët
19 gusht 2024
| 12:09
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin ka biseduar për hapjen e urës së Ibrit.
Osmani ka shkruar në “Facebook” se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.
“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani.