![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Vjosa-1.jpg)
Osmani takohet me kongresistin Self, bisedojnë për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon
07 shkurt 2025
| 16:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Uashington DC është takuar me kongresistin Keith Self, kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sipas Osmanit, ata kanë diskutuar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me ShBA-të për paqen dhe stabilitetin.
“Gjatë vizitës në Uashington D.C, u takova sërish me Kongresistin Keith Self, kryesues i nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”.
“Diskutuam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me ShBA-të për paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.