Osmani takohet me kongresistin Torres: Mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës

21 tetor 2024 | 11:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  gjatë qëndrimit në Nju-Jork është takuar me Kongresistin Ritchie Torres.

Osmani ka thënë se me Torresin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance ”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në një event…