Osmani takohet me kryeministren e Danimarkës në Uashington
11 korrik 2024
| 11:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s.
Osmani që po qëndron në Uashington, ka thënë se me të ka pasur diskutime rreth qëllimeve të përbashkëta në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.
“Me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.