Osmani takohet me kryeministrin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për agresionin në veri

05 tetor 2023 | 16:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet në kuadër të Samitit të Granadës në Spanjë.

Pas takimeve me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Osmani ka takuar edhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Osmani në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për agresionin në veri të Kosovës.

“Ne jemi falënderues që forcat e Britanisë së Madhe po na ndihmojnë që t’i mbajmë kufijtë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë aktet tjera të agresionit”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj…