Osmani takohet me kryeministrin e Belizesë, ja për çfarë biseduan
02 qershor 2024
| 13:32
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për një takim me kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceno, me te cilin kaa diskutuar për “mundësi të shumta” të thellimit të bashkëpunimit bilateral.
“Me kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceno, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona. Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore”, ka njoftuar Osmani.