Osmani takohet me kryesuesin e KQZ-së, diskutojnë për zgjedhjet
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi
Në takim është diskutua lidhur me përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Kryesuesi i KQZ-së, e ka njoftuar presidenten Osmani lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.
Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për votimin nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri.
Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë që në ditën e zgjedhjeve të bëhen organizimet e nevojshme për qasje të lehtë edhe për personat me nevoja të veçanta.
Më tutje, Osmani ka shprehur besimin se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që procesi zgjedhor të realizohet duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe standardet më të larta demokratike.