Osmani takohet me kryetaren e KQZ-së, diskutojnë për zgjedhjet  

24 dhjetor 2020 | 22:23

U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton “Epoka e re”.

Osmani diskutoi me Dakën lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike, dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

U.d. presidentja potencoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë.

Sipas Osmanit, bashkatdhetarëve tanë duhet t’u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t’u regjistruar për votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i dytë publik me qytetarët i Kryetarit…