Osmani takohet me Metsolën, publikon pamje ku në sfond shihet fotografia e Rugovës
04 dhjetor 2024
| 17:11
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Europian (PE), Roberta Metsola.
Ajo u prit në ndërtesën e PE-së dhe Osmani ndau pamje nga këndi ku është e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Me miken e Kosovës, presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Osmani në Bruksel më herët është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.