
Osmani takohet me miken e madhe të Kosovës, deputeten britanike, Alicia Kearns
25 nëntor 2024
| 12:08
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.
Në postimin në “Facebook”, Osmani e quan Kearns, mike të madhe të Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi të takoj miken e madhe të Kosovës, Alicia Kearns, kësaj radhe në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax”, ka shkruar Osmani në Facebook krahas fotografisë.