Osmani takohet me ministrin australian, e falënderon për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës
17 qershor 2024
| 13:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se është takuar me ministrin për Shërbimet Qeveritare të Australisë, William Richard Shorten, në Zvicër në kuadër të Samitit për Ukrainën.
Ajo ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e Australisë që i ka dhënë Kosovës.
“Së bashku, diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani.