![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/osmani-4.jpg)
Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së, ja për çfarë diskutuan
14 prill 2021
| 14:20
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në një takim koordinues për çështje të mbrojtjes, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së kanë njoftuar presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.
Ndërsa presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.