Osmani takohet me nënsekretaren amerikane për Tregti Ndërkombëtare, flasin për siguri dhe ekonomi
01 qershor 2024
| 10:09
Në San Salvador, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.
“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.