Osmani takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

13 qershor 2024 | 15:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Takimi në mes tyre ka ndodhur në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Shkup.

“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona.” – ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS Zona Operative e Karadakut INFORMATË Tërheqja…