Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

07 tetor 2022 | 22:29

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, në margjinat e samitit të Komuniteti Politik Evropian.

“E informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

E para e shtetit po ashtu tha se biseduan për rolin e mërgatës në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, përfundoi Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti…