Osmani takohet me Ramën për t’i koordinuar qëndrimet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

10 korrik 2024 | 11:31

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Osmani ka thënë se me Ramën është takuar për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Me kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën janë përuruar investimet e reja në Klinikën e…