Osmani takohet me Scholzin në Britani: Diskutuam për integrimin euroatlantik të Kosovës
18 korrik 2024
| 17:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka thënë se biseduan për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.