Osmani takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit
24 janar 2023
| 16:39
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Vatikan është pritur nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Në takim është diskutuar mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani, në Selinë e Shenjtë është pritur nga Papa Françesku.