Osmani takohet me senatorë dhe kongresistë amerikanë: Ata ishin zëri i popullit të Kosovës
10 korrik 2024
| 17:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Uashington, ka takuar disa senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët i ka falënderuar për jetësimin e aspiratave të shtetit tonë.
Ajo ka falënderuar ata edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën në mes të Kosovës dhe ShBA-së.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Uashington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.