Osmani takohet me shqiptarët në Zagreb dhe Rijekë të Kroacisë
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës dy ditore në Kroaci, sot u takuar me diasporën kosovare në Zagreb dhe Rijekë.
Ajo, me anë të një cicërime në X, ka theksuar se mërgata kosovare ka luajtur një rol në shtetin kroat.
“Takime të pabesueshme me diasporën tonë të dashur në Zagreb dhe Rijekë, të cilët kanë luajtur një rol historik në tapiceri të kulturës dhe shoqërisë kroate”.
“Kontributet e tyre të çmuara qëndrojnë në themelet e partneritetit të fortë midis vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë ajo.
Incredible meetings with our cherished diaspora in Zagreb and Rijeka, who have played a historic role in the tapestry of Croatian culture and society.
Their valuable contributions lay at the foundations of the strong partnership between our countries and peoples. 🇽🇰🇭🇷 pic.twitter.com/Vqt50WJhO9
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 11, 2023