Osmani takohet me Sorensenin: Të punojmë që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

14 shkurt 2025 | 12:37

Presidentja Vjosa Osmani është takuar për të parën herë me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Presidentja Vjosa Osmani është takuar për të parën herë me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Osmani ka thënë se bashkë me Sorensenin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Në takimin tim të parë me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

E para e vendit ka thënë se do të punohet fort me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“El Clasico” edhe në merkaton e lojtarëve. Real Madrid dhe…