Osmani takohet me ushtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt
27 tetor 2021
| 15:58
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.
Me këtë rast, presidentja Osmani i ka përgëzuar ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Osmani ka vlerësuar se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate. Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate.